Conte do të nënshkruajë kontratë trevjeçare në Inter

Sipas Sky Sports, Antonio Conte do të bëhet menaxher i ri i skuadrës italiane, Inter Milan.

Trajneri italian pritet ta nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare gjatë kësaj jave, shkruan Goal.

Kujtojmë se Conte është i papunë që nga koha kur u largua nga Chelsea gjatë verës së vitit të kaluar.