Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vulosur përfundimit fatin e shqiptarti që u kap teksa dërgonte me postë armë drejt Anglisë.
Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Saimir Çullhajn.
Në gusht të vitit 2017, ai së bashku me një tjetër person tentoi të kalonte përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë automatike me anë të pakove postare.
Pavarësisht se Çullhajt iu gjetën gjurmët e gishtave në pakot postare, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.







