“France Football” e ka zgjedhur Pierluigi Collinan si gjyqtarin më të mirë të të gjitha kohërave.
Me “Topin e Artë” që nuk do të dhurohet për vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covidit, është prezantuar 11-ja më e mirë dhe gjyqtari i të gjitha kohërave.
“Ai e ka shkruar historinë e futbollit. Kur është çështja te gjyqtarët, emri i parë që të bie ndër mend është i tij. Që nga debutimi i tij në vitin 1977, e deri te lamtumira e tij në vitin 2005, Collina e ka shkruar historinë e futbollit”, shkruan “France Football”.
Collina ka qenë i pranishëm në 240 ndeshje të Serie A në karrierën e tij dhe me 109 ndeshje ndërkombëtare. Ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës në vitin 2002 ndërmjet Gjermanisë dhe Brazilit.
U shpall gjyqtari më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika, nga viti 1998, deri në vitin 2005.
Ishte edhe pjesë e “Hollin e të Famshmëve” të futbollit italian në vitin 2011.







