Opinionisti Bekim Çollaku tha se të gjitha partitë hyjnë në negociata të fshehta për formimin e qeverisë.
Sipas tij ka një luftë të paskrupullt për pushtet.
“Ngritën shumë pikëpyetje nëse Abdixhiku apo LDK po luajnë lojë të dyfishtë, kush është i përfshirë në negociatat e fshehta që janë duke u zhvilluar për bërjen e koalicionit tani dhe jo në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Çollaku ka komentuar edhe zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Xhafer Tahiri në Vushtrri lidhi koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Abdixhiku tha se në nivelin lokal nuk kanë vija të kuqe me askënd. Dhe ajo deklaratë bie në kundërshti të plotë me deklaratën e sotme. Sepse tani del vet kryetari që janë kundër atij koalicioni dhe thotë se nuk ka pasur dijeni. Nga përvoja ime është e pamundur që në lider të mos jetë në dijei”, tha Çollaku.







