Kompania amerikane Coca Cola HBC AG e ka nisur procesin e blerjes së kompanisë serbe “Bambi” nga fondi “Mid Europa Partners”.
Vlera e blerjës është 260 milionë euro, ka njoftiar “Coca Cola” HBC Serbia.
Pritet që procesi të përfundojë në pjesën e dytë të vitit 2019, transmeton Ballkani.info.
Drejtori gjeneral i kompanisë “Coca Cola” HBC AG Zoran Bodganoviq ka thënë se blerja e “Bambit” është mundësi e mirë që t’i rritet edhe më shumë vlera kësaj kompanie, blerësve të saj dhe aksionarëve.
Sipas tij, me blerjen e kompanisë serbe e cila njihet më së shumti për produktin “Plazma keks”, do të krijohet singergji e re.
Në anën tjetër, drejtori gjeneral i kompanisë “Coca Cola” HBC Serbia dhe Mali i Zi, Svetoslav Atanasov ka vlerësuar se Serbia është treg atraktiv për investimet e huaja.
“Pas shënimit të gjysmë shekulli që nga fillimi i prodhimit të Coca Colës në Serbi, pas rritjes së vazhdueshme, jemi të sigurt se ekipi ynë është i gatshëm që ta mbështes këtë vendim të rëndësishëm të kompanisë”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







