CNN zbulon bisedat dhe telefonatat e Bidenit: Si u mor vesh sulmi i Putinit ndaj Ukrainës brenda Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden po fliste në telefon me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në momentet para dhe pasi homologu i tij rus Vladimir Putin njoftoi se po fillonte një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, përmbushja e zymtë e parashikimeve të Bidenit disa javë më parë, raporton CNN.

Ndihmësit e sigurisë kombëtare tashmë ishin grumbulluar në krahun perëndimor të mërkurën në mbrëmje, duke u përgatitur për atë që zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se ishte një sulm i afërt ndaj Ukrainës, kur fjalimi i Putinit filloi të transmetohej në televizionin rus.

Duke u shfaqur para agimit në Rusi, fjalimi erdhi si befasi.

Ambasadorja britanike në OKB Barbara Woodward dhe ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja e sHBA-së Linda Thomas Greenfield kishte folur me telefon me Bidenin në momentet para fjalës së saj në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit. Ai i kërkoi asaj “ta përcillte në termat më të fortë të mundshëm mbështetjen e tij dhe tonën të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo, pothuajse në të njëjtën kohë me fjalimin e Putinit.

Fjalimi i saj nuk pasqyronte zhvillimin e madh se Putini e kishte shpallur zyrtarisht pushtimin. Fotot nga dhoma tregojnë se ajo i dërgoi mesazhe delegatit ukrainas, duke i thënë se “do të doja që ta kisha lajmin përpara se t’i mbaroja fjalët e mia”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield bisedon me ambasadorin ukrainas në Kombet e Bashkuara Sergiy Kyslytsya në një smartphone gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në Shtëpinë e Bardhë, Biden zhvilloi një telefonatë me sekretarin e lartë ushtarak të Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Sapo ka kaluar ora 22:00. ET (rreth 04:00 e mëngjesit me orën tonë lokale), aktiviteti në Krahun Perëndimor u ndal për pak kohë pasi televizionet e sintonizuara me CNN treguan ekipet që raportonin se dëgjonin shpërthime në Kiev dhe Kharkiv, duke u veshur me ngut me mjetet e tyre mbrojtëse dhe helmeta, përcjell Express.

Në zyrat e tyre, Sullivan dhe ndihmës të tjerë punuan në hartimin e deklaratës fillestare të Biden, duke deklaruar se veprimet e Rusisë janë “të paprovokuara dhe të pajustifikuara” dhe duke u zotuar se “bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”. Deklarata e Biden u bë në orën 22:25. ET (pas orës 04:00 të mëngjesit me orën tonë lokale).

Afërsisht një orë më vonë, një kërkesë erdhi nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky për të biseduar me Bidenin, i cili ishte i etur për ta telefonuar atë. Më herët gjatë ditës, zyrtarët morën parasysh shqetësimet publike të Zelenskyt, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e rezervistëve ushtarakë, duke besuar se ishte hera e parë që ai ia kishte përcjellë publikisht shqetësimet që ata kanë diskutuar privatisht për javë të tëra.

Në telefonatën e tyre, e cila zgjati afërsisht 10 minuta, Zelensky i kërkoi Bidenit që “t’u bëjë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës”.

Ndërsa Biden po fliste me Zelenskyn, ndihmësit e tij ishin gjithashtu në telefonatat e tyre në Evropë, ndërsa përgatiteshin të njoftonin atë që një zyrtar e përshkroi si “shkallë të plotë” të sanksioneve, të cilat mund të përfshijnë kontrolle të eksportit e kufizime në bankat e mëdha.

Në mesditë, Biden do të flasë me popullin amerikan nga Shtëpia e Bardhë.