CNN mbyll projeksionin për presidentin, me sa vota elektorale fitoi Joe Biden!?

CNN ka publikuar projeksionin e rezultatit final të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kandidati demokrat Joe Biden del fitues me 306 vota kundrejt tanimë ish presidentit Donald Trump i cili mblodhi 232 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Mediumi amerikan raporton se Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.20 votat elektorale nga Pennsylvania ia siguruan Bidenit arritjen në shifrën e totalit prej 270 të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.