Në Shqipëri, karburantet kanë arritur çmim kulminant në 31 vitet e fundit. Nafta dhe benzina po shiten me çmim 1.77 euro për një litër.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë edhe protesta nga ana e qytetarëve. Mijëra qytetarë atje po protestojnë për çmimet e derivateve.

Ndërsa, në Kosovë pas rritjes enorme të çmimeve të derivateve në ditët e fundit ka një stabilizim si pasojë edhe zbritjes së çmimeve në berzën ndërkombëtare.

Aktualisht, një litër naftë ka peshë të çmimit prej 1.45 deri në 1.70 eruo, varësisht nga kompania.

Para dy javësh me vendim të qeverisë është vendosur edhe marzha e fitimit në derivate për shitës me pakicë dhe shumicë. Për shitësit me pakicë nuk lejohet fitim mbi 4% ndërsa te ata shitës me shumicë të derivateve të naftës nuk lejohet më shumë se 6% fitim.

Kjo masë është në fuqi deri në stabilizim në tregun ndërkombëtare.

Në Maqedoninë e Veriut, një shtet i cili njihet për çmimet më të lira në rajon, derivatet kanë shënuar rritje javët e fundit.

Nafta ka çmim prej 1.43 eruo ndërsa benzina 1.40 deri në 1.44 euro.

Në Mal të Zi, një litër naftë shitet prej 1.43 deri në 1.58 cent. Edhe Bosnje e Hercegovina ka çmime thuajse të ngjashme me Kosovën. Atje, për një litër naftë paguhet prej 1.45 deri në 1.70 cent.

Në Serbi, çmimi për një litër naftë varion prej 1.60 cent deri në 1.70 cent. /Paparaci.com