Industria e naftës mbetet në mesin e industrive më fitimprurëse në botë. Madje në ekonominë globale çmimi naftës ndikon në ndryshimin e vlerave të valutave në përgjithësi.

Në Kosovë vazhdimisht ka pasur zëra që çmimi i naftës është më i larti në rajon. Por, këto mbeten vetëm konstatime të perceptuara.

Kosova është vendi më i lirë pas Maqedonisë për çmimin e naftës dhe benzinës për një litër.

Në rajon, Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë, 1.46 euro pasuar nga Serbia 1.40 euro. Në Kroaci çmimi i naftës është 1.35 euro, pastaj Bosnja 1.26 euro. Mali Zi me çmimin e naftës 1.28 euro, Kosova 1.14 euro. Derisa Maqedonia me çmimin e naftës më të lirë 1.00 euro, raporton Ballkani.info.

Derisa sa i përket benzinës, kryeson Shqipëria me 1.46 euro. Serbia 1.29. Kroacia 1.30 euro. Mali i Zi 1.28 euro. Bosnja 1.27 euro. Kosova me çmimin e benzinës 1.15 euro. Derisa Maqedonia me çmimin më të lirë të benzinës në rajon 1.04 euro

Kosova në bazë të standardit jetësor mund të konsiderohet se çmimi naftës është i shtrejtë. Por, në bazë të statistikave nuk del të jetë ashtu. /Ballkani.info/