Çmimet e vaksinave: më e lira e Oxfordit, më e shtrenjta e Modernas

Ndonëse Komisioni Evropian gjithmonë ka refuzuar që të flasë për çmimet me të cilat i ka porositur afër 2 miliardë vaksina nga gjashtë prodhues potencialë, gabimisht një sekretare shteti nga Belgjika në një postim e ka publikuar kohë më parë listën me çmime.

Sipas asaj liste, vaksina më e lirë do të jetë ajo nga Universiteti i Oxfordit dhe “AstraZeneca” që i ka kushtuar BE-së vetëm 1,78 euro, ndërsa më e shtrenjta ajo e kompanisë “Moderna”, që do të kushtojë 18 dollarë për dozë.

Çmimet e mundshme të pakonfirmuara sipas listës që ka rrjedhë para disa ditësh janë:

  • Oxford/AstraZeneca: €1.78
  • Johnson & Johnson, $8.50
  • Sanofi/GSK: €7.56
  • BioNTech/Pfizer: €12
  • CureVac: €10
  • Moderna: $18