Çmimet e larta të rrymës, Austria e ka një propozim si të kalohet kriza

Kancelari austriak, Karl Nehammer i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shkëputë çmimet e energjisë elektrike nga ato të gazit, në mënyrë që ato të mos rriten më tej për shkak të efekteve të ndërlidhura të luftës në Ukrainë.

“Çmimet e energjisë elektrike duhet të ulen,” tha ai në një deklaratë. “Nuk mund ta lejojmë Putinin të vendosë çdo ditë” për çmimin e energjisë, tha ai, raporton AlJazeera.

“Duhet të ndalojmë këtë çmenduri që po ndodh tani në tregjet e energjisë,” tha ai, duke shtuar se do ta ngrinte çështjen në një takim urgjent që blloku do të mbajë për këtë çështje.