Çmimet e naftës janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi duke arritur nivelin e tyre më të lartë për më shumë se shtatë vjet pasi Rusia nisi një pushtim ndaj Ukrainës.

Aksionet globale ranë dhe çmimi i arit u rrit pasi investitorët shqetësoheshin për ndikimin e mundshëm të konfliktit, shkruan BBC

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Çmimi i naftës arriti në 103 dollarë për fuçi dhe një grup automobilistik tha se çmimet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar kishin arritur një rekord tjetër.

Britania e Madhe merr vetëm 6% të naftës së papërpunuar dhe 5% të gazit nga Rusia, por ka shqetësime se sanksionet mund të kufizojnë furnizimet dhe të rrisin çmimet në mbarë botën.