“Çmendet” akademiku serb: Kushdo që e nënshkruan njohjen e Kosovës do të vdesë para se të thahet boja

Akademikët serbë përveç propagandës kundër shtetit të Kosovës, tani kanë filluar të kërcënojnë edhe me jetë nëse një politikan serb nënshkruan njohjen e Kosovës.

E një kërcënim i tillë së fundmi ka ardhur nga akademiku dhe regjisori serb, Dusan Kovacevic, përcjell Gazeta Metro.

Siç shkruan ‘Sputnik‘, Kovacevic ka deklaruar se askush nuk do të lejohet të nënshkruajë njohjen e Kosovës, pasi “do të vdesë para se të thahet boja”.

Kovacevic beson se një çështje kaq e madhe si çështja e Kosovës duhet të shkojë në referendum dhe ka thënë se Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet para se të ndodh kjo.

“Çdo gjë është e organizuar mirë dhe nuk ka asnjë kuptim në këtë”, tha ai.

“Shumica dërmuese e serbëve dhe shqiptarëve nuk do të bien dakord për ndonjë marrëveshje. Nëse kushti për rrugën e mëtejshme të Serbisë drejt BE-së është njohja e Kosovës, atëherë ajo rrugë nuk duhet të jetë”. tha Kovacevic.

Akademia serbe ka motivuar gjithashtu edhe masakrat e kryera nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë e Kosovë mbi mitet e krijuara.