Çmenden mediet serbe pasi Kosova ia ndalon Gjokoviqit vizitën në Mitrovicë

Tenisti serb Novak Gjokoviq vazhdon të provokojë kur është në pyetje Kosova, madje ai tejkalon edhe kompetencat sportive duke u marrë me politikë dhe Kosovë në shumë raste e quan “tokë serbe”, transmeton Demokracia.com.

Sëfundmi Gjokoviq ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë, por duke e ditur sjelljen e tij që gjithmonë e përzien politikën me sport, Kosova ia ka ndaluar këtë gjë. Ka qenë Ministri Harulla Çeku që ka thënë se kjo nuk mund të ndodh pasi ai nuk është i vaksinuar, gjë e cila i ka çmendur mediet serbe të cilat nuk kanë hezituar as të fyejnë popullin tonë duke i quajtur “njerëz të sëmur”.

“Shiptarët, planifikojnë t’ia bëjnë jetën e mjerë dhe t’ia ndalojnë hyrjen në Kosovë, sepse nuk është vaksinuar kundër virusit korona. Ata janë njerëz të sëmur”, ka shkruar informer.rs.

Novak Gjokoviq ka kujtuar me për “Corriere de la Sera” se babai i tij është nga Kosova dhe se ka vizituar edhe Mitrovicën.