“Çliroi Kosovën!”| Rama: Bill Clinton çeli një epokë të re për Ballkanin

Ceremonia zyrtare për Bill Clinton ku ai do të nderohet me “Yllin E Mirënjohjes Për Arritjet Publike”, u çel me një këngë të Manjola Nallbanit dedikuar ish-presidentit.

Ndërsa më pas fjalën e mori kryeministri Rama i cili shprehu falënderimet e tij ndaj ish-presidentit dhe tha se ka qenë pikërisht ai që bëri të mundur gjetjen e aleatëve për çlirimin e Kosovës, shkruan Euronews Albania.

“E vërteta si drita e diellit, është se pa atë revolucion politik brenda të majtës evropiane, ku e majta ideologjike në perëndim të Evropës shikonte te Millosheviqi një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Klinton nuk do i kishte gjetur kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit perëndimor nga diktatori i fundit.

Ai me 5 aleatët kryesor mundësoi vendimmarrjen historike të NATOS-s çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje si fuçia e barutit në zemër të Evropës me emrin Ballkan.