Clinton kujton takimin e parë me Thaçin: Ishte i ri dhe i mirë me armë (VIDEO)

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka folur në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Clinton tha se ndihej i lumtur që gjendet në Kosovë, duke thënë se SHBA i tha ‘stop’ pastrimit etnik në Kosovë.

Ndër të tjerash, ish-presidenti amerikan ka kujtuar edhe vitet e luftës kur ishte takuar me Thaçin, duke thënë se ka qenë i impresionuar që ai ishte kaq i ri por i mirë me armë.

“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka deklaruar Clinton, përcjell Ballkani.info.

Momenti kur Clinton flet për takimin me Thaçin në të kaluarën: