Një artikull i publikuar në vitin 2001, dëshmon për kohën kur Hashim Thaçi si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovë kishte kërkuar lirimin nga burgu të tash kryeministrit Albin Kurti. Këtë kërkesë, Thaçi ua bënte liderëve të fuqishëm politikë botëror.

Ai u kishte shkruar Sekretarit të shtetit amerikan, Kolin Pauell, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan e ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

“Kërkojmë nga autoriteti Juaj që të shfrytëzoni influencën e shtetit që përfaqësoni me qëllim që të lirohen sa më parë liderët e lëvizjes studentore, Nait Hasani dhe Albin Kurti si dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë shqiptarët”, thuhej në letrën e Thaçit të vitit 2001, të publikuar në të përditshem “Zëri ditor”.

Nëpërmjet të së njëjtës letër, Thaçi kishte kërkuar edhe për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.

“Fjala është për absurditetin që karakterizojnë vendimet e autoriteteteve të reja të Beogradit në vazhdimin e mbajtjes në burgjet serbe të qindra shqiptarëve dhe refuzimin e dhënies së informative për mijëra të tjerë që konsiderohen të zhdukur, vecanërisht intelektualin e mirënjohur Ukshin Hoti”, kishte shkruar Thaçi.

Më poshtë artikulli i publikuar me 2001.