Çka po ndodhë me pushtetin e Kurtit? | Mes tensionesh në veri dhe me Serbinë, Ministri i Mbrojtjes “ikën” nga Kosova

Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Po bëhen gati tri javë që kur rrugët në veri të vendit u barrikaduan nga grupe kriminale serb. 

Por, mes tensionesh një ministër i rëndësishëm i kabinetit të Albin Kurtit nuk është në Kosovë.

Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se Mehaj nuk gjendet në Kosovë.

Ai nuk u pa sot as në kazermën e FSK-së në Istog ku presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalimin vjetor para ushtarëve të FSK-së.

Nuk dihet nëse Mehaj ka shkuar për festat e fundivitit në Norvegji te familja e tij.