Pas mbledhjes së krerëve të koalicionit qeverisës, e cila zgjati më shumë se dy orë, asnjëri nga pjesëmarrësit në takim nuk u prononcuan për media.
Gazetarët nuk ishin lejuar të hyjnë në oborrin e Qeverisë, raporton Ballkani.info.
Gjatë largimit nga objekti i qeverisë, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetrore, Besnik Tahiri është parë duke biseduar me kryeministrin Haradinaj.
Pas një bisede të shkurtë, Tahiri shihet duke tërhequr Haradinajn i cili largohet me nxitim, përcjell Ballkani.info.
Pas largimit të Haradinajt, Tahiri tenton ta përshëndesë dikë, por si duket përpjekja i dështon, andaj vazhdon ta rregullojë kravatën. /Ballkani.info







