Çka gjeti policia në lokalin e autorit që vrau 27-vjeçarin në Tiranë

Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin.Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpeshherë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

Në fotografinë e fundit të postuar nga vet Qema, i njohur ndryshe si ‘Tallman’ shihej në shoqërinë e moderatorit kosovar, Meriton Mjekiqi dhe reperit Marin. Po ashtu ishte mik edhe i shumë reperëve tjerë si Stresi, Getinjo, Baby G, e disa të tjerë.

Është vetëdorëzuar në policia autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë. Marjus Dema, 28 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shokut të tij është vetëdorëzuar pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit. Po ashtu janë vetëdorëzuar edhe 5 personat tjerë të cilët ishin në kërkim për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.