Ngjarjet

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Sot, në ditën e fundit të vitit 2018, përfaqësues të institucioneve do të bëjnë nderime te Memoriali i të Pagjeturve, kurse Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media.

Në vazhdim, ngjarjet e kësaj dite:

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës – Postieri – do të shpërndajë dhurata për fëmijët e hospitalizuar në repartet e Klinikës Pediatrike.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj organizon pritje për gazetarë për fundvit, ku do të diskutohet për situatën e sigurisë në DRP-në e Ferizajt gjatë vitit 2018, rezultatet dhe sfidat.

Presidenti Hashim Thaçi, bën nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Me rastin e ndërrimit të moteve, përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, do të bëjnë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media.

Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit, mban konferencën përmbyllëse për media dhe organizon koktej rasti për përfaqësuesit e mediave.