10:00 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe të varri i Adem Demaçit, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.
10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00Mbahet tribuna shkencore kushtuar Sylë Zarbincës. (Biblioteka “Fan S. Noli”, Gjilan)
10:00Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Gjilan)
11:00Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. (Parku “Adem Demaçi”, afër Rrethit të Flamurit)
11:00Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, bën ndarjen e shpërblimeve shtetërore për xhudistët. (MKRS, kabineti i ministrit)
11:00Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Zhur-Dragash-Brod. (Udhëkryqi te Tyrbja e Plavës, Dragash)
11:00Komuna e Istogut organizon tubim me qytetarë lidhur me punën e organeve komunale për periudhën janar-qershor 2019. (Salla e Kuvendit Komunal, Istog)
12:00Organizohet akademi përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Adem Demaçi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) *
12:00Federata e Çiklizmit të Kosovës organizon “Rrethin e Kosovës 2019” në çiklizëm. (Lebanë, R7 “Ibrahim Rugova”)
13:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. Flasin deputeti Liburn Aliu dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri)
14:00Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
14:00Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon takimet tradicionale me investitorë nga diaspora. (Hotel “Sirius, Prishtinë)
14:00Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PShDK) inauguron parkun dhe shtatoren dedikuar jetës dhe veprës së Gjon Llukës. (Fshati Kabash, Viti)
17:00Mbahet tubim përkujtimor për heroin Ymer Alushani, 12 dëshmorët dhe 37 martirët e Komoranit. (Te lapidari në Komoran, Drenas)
18:00Mbahet vrapimi rrugor në përkujtim të rënies së policit Enver Zymberi, me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit 2019”. (Para ndërtesës së Komunës, Mitrovicë)
18:00Mbahet festivali kulturor “Ujvara Fest”. (Sheshi para Komunës së Klinës)
19:00Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon Sofrën Tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
20:00Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Komuna e Gjakovës organizojnë koncert për mërgimtarët. (Qarshia e Vjetër, Gjakovë)
21:00Kinema Lumbardhi organizon koncert me këngëtarja dhe tekst-shkruesen amerikane, Shilpa Ray, (Kino Lumbardhi, Prizren)







