Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot, 19 korrik 2019:

Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof. dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 09:00)

Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Neë Jersey do të marrë komandën e MNBG-E. (Camp Bondsteel, ora 09:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të do të bëjë vënien e gurëthemelit të Shkollës Filllore “Ali Asllani” në fshatin Doganaj. (Doganaj, Kçanik, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e punës. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Regjisori amerikan, Matt Taylor man conference. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 11:00)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj do të mbajë konferencë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Protestë për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë (Lagjja “Meshari”, ora 14:00, Fushë Kosovë)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019” në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën “Kino e artistit” Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

Këngëtarja kroate, Vesna Pisaroviç do të performoi në Kinemanë Lumbardhi në Prizren. (Ora 21:00)