Ngjarjet e ditës

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon “Konferencën e Mjedrës në Kosovë”. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, salla Bethoven, Prishtinë, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Qendra për Politika dhe Avokim, në bashkëpunim me LENS dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon Forumin rajonal për të drejtat e punës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30 – 16:30)

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2023, INPO organizon tryezën e rrumbullakët “Shqyrtimi i korrupsionit në Prokurimin Publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme mbi faljen për tatimin në pronë deri në 100 euro. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, Prizren, ora 10:00)

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë Kosovës hap ekspozitën “Kosova në harta”. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë, ora 11:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e QKMF-së. (Obiliq, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Inaugurohet objekti i rinovuar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shupkovc të Mitrovicës. (Ora 11:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2023, IKD organizon tryezën e rrumbullakët “Kushtetueshmëria e qeverisjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00-15:00)

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023. (Salla e Kuvendit Komunal Prishtinë, ora 15:00)

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e radhës, ku do të dilet me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e asociacionit. (Selia e AAK-së, Prishtinë, ora 17:00)