Podujevë

Çka dihet deri më tani për rastin ku një 19 vjeçare abortojë kundërligjshëm

Një ngjarje tronditës ka ndodhur të dielën në Podujevë.

Atje, një vajzë e moshës 19 vjeçare dyshohet që ka abortuar kundërligjshëm foshnjën e saj.

Madje që të lind foshnjën e cila ishte rreth 7 muajsh, dyshohet të i ketë ndihmuar nëna e saj, të cilat dyshohet pastaj e kishin hedhur në tualet fetusin.

Por pas lindjes situata e gruas lehonë ishte përkeqësuar ku nga Podujeva kishin marrë rrugë në Prishtinë.

Pas përkeqësimit të gjendjes, e dyshuara, për abort të kundërligjshme, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë, ajo është duke trajtuar në këtë klinikë dhe gjendja e saj është stabile.

Mjekët e kësaj klinike kanë lajmëruar rastin në Polici pasi kishin parë si rast të dyshimtë.

“Pacientja nuk ka treguar asgjë për abortin, ka ardhur vetëm me gjakderdhje, por na u ka dukur rast i dyshimtë dhe ne e kemi lajmëruar policinë. Pacientja nuk ka dhënë informata, por beben të cilën e ka abortuar duket se ishte 5 apo 6 muajsh. Sepse e dyshuara nuk ka dhënë informata”, ka thënë Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë.

E për këtë Prokuroria ka kërkuar që të ndalohen të dy të dyshuarat.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së, ka thënë zëdhënsja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Policia e Kosovës të hënën madje u pa edhe tek Klinika e Gjinekologjisë, meqë aty është ende duke u trajtuar 19 vjeçarja.

Sipas nenit 182 të kodit penal, për veprën penale, “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, nëna qe privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon rregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet