Manchester City e ka mposhtur Unitedin në derbin lokal, për t’u kthyer në krye të tabelës së klasifikimit.

Skuadra e Pep Guardiolës e fitoi këtë përballje me rezultat prej 0 me 2.

Ishte Bernardo Silva ai që shënoi golin e parë në minutën e 54 pas asistimit nga Gundogani.

Derisa golin e dytë për mysafirët e shënoi Sane në minutën e 66 pas asistimit nga Sterlingu.

Në krye të tabelës Manchester City tani ka 89 pikë, një më shumë se Liverpooli. Kurse Unitedi në vendin e gjashtë ka mbledhur 64 pikë.