1-3

City i pandalshëm, ruan bilancin e qindpërqindtë

Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në sezonin e ri të Premier Leagues, duke shënuar fitoren e pestë e për të ruajtur bilancin e qindpërqindtë.

Kampioni anglez dhe evropian fitoi ndaj West Hamit në xhiron e pestë, me rezultat 3:1 si mysafir.

West Hami mbylli në epërsi pjesën e parë pas golit të James Ward-Prowset, por kampionët e Pep Guardiolas u rikthyen në pjesën e dytë nëpërmjet Jeremy Dokus, Bernardo Silvas e Erling Haalandit.

City ngel lider i pakontestueshëm deri tash me 15 pikë. Është skuadra e vetme me pikë maksimale.