Manchester City ka bërë një hap drejt titullit kampion pasi ka mposhtur në udhëtim të shtunën Crystal Palacen 2:0.

Pjesa e parë u dominua nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola por nuk arritën të gjenin golin.

Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan pasi u shënuan dy gola.

Në minutën e 57-të Sergio Aguero shënoi këtë gol të bukur për 1:0.

Vetëm dy minuta më vonë, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për “Qytetarët” me të cilin rezultat u mbyll ndeshja.