Reagim

Çitaku: Kurtin e kam kundërshtar politik, por sot jam me të, sepse Vuçiq dhe Serbia kanë faj

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka konsideruar si shfaqje teatrale dhe patetike sonte fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, drejtuar mediave pas tensioneve të fundit në Veri të Kosovës.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se përkundër se Kurtin e ka oponent politik, dhe se e fajëson për një mori gjërash, si mungesa e projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me aleatët, raporton Ballkani.info.

“Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë. Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën. Shpresoj ta merrni mësimin. Kosova është ndërtuar qe 24 vite”, ka shkruar ajo./Ballkani.info/

Postimi i plotë: