Vlora Çitaku

Çitaku tregon një ndodhi interesante të nipërve të saj me ushtarët amerikanë: Amerika është e mirë

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka lavdëruar SHBA-në dhe popullin amerikan.

Ajo ka vlerësuar se Amerika nuk është vetëm e madhe, e fuqishme dhe e pasur.

Derisa ka treguar një ndodhi interesante të nipërve të saj me nipin e saj dhe disa ushtarëve amerikanë, Çitaku ka bërë me dije se SHBA-ja është e mirë sepse të tillë janë amerikanët.

Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo. Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë.”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka treguar se këtë ndenj e kanë edhe nipat e saj.

E dje e ndjenë edhe nipat e mi. Derisa Arbëri e Dielli po drekonin me prindërit e tyre, vijnë në piceri edhe një grup oficerësh amerikan. Dielli e Arbëri, të fascionuar nga prania e tyre, i përshëndesin dhe i falenderojnë. E një ushtarë nga Texasi, i cili është larg familjes së tij në mënyrë që ne të jemi të sigurt, vendos ta falenderoj Arbërin e Diellin duke u vizatuar nga një karikaturë”, ka shkruar Çitaku.