Çitaku thotë se nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjencë për targa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar Albin Kurti për bisedimet që i zhvilloi të hënë në Bruksel për çështjen e targave.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjencë për targa.

“Degradim total i procesit: Nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjence për targa. Sukses se jo mahi”, ka shkruar ajo.

Gjatë ditës së hënë kanë dështuar bisedimet në Bruksel për çështjen e targave.

Por me kërkesë të SHBA-ve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shtyrë për 48 orë fazën e dytë të vendimit që përfshin gjobitjen e qytetarëve që nuk i kanë targat RKS.