PDK

Çitaku: Sulmi terrorist i planifikuar për nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur që Serbia nuk është e vetmuar në rastin e sulmit në Veri të Kosovës.

“Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cenimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”.

Institucionet e rendit, sipas anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, duhet të koordinojnë hapat me aleatët tanë.

“Grupet kriminale duhet të sillen para drejtësisë. E diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive. Serbia do të mundohet ta përmbysë të vërtetën, si gjithmonë”.