Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku ka folur para mediave pas dështimit të 26-të të konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka thënë se ekonomia e vendit është në krizë, dhe kjo sipas saj po ndodh për shkak të kryeneçësisë të Vetëvendosjes.
Çitaku u shpreh kritikuese për caktimin e seancës së radhës e cila do të mbahet nesër, në mënyrë që të pushojnë të premten, për festë e Kurban Bajramit.
“Fatkeqësisht asgjë të re për të dhënë, Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot dështuam sërish të konstituojmë Kuvendin.
Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve. Për keqardhje. Kërkoj ndjesë”, ka thënë ajo.







