Vlora Çitaku

Çitaku reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Situata është alarmante

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjen e një grua në Pejë, nga bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata në ditët e fundit në Kosovë është alarmante, ngase është shpeshtuar numri i vrasjeve të grave në Kosovë.

Ajo u shprehë e shqetësuar, përderisa ka thënë se nuk po mundet të gjejë fjalë.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alramante. Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, dyshohet se një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar për Ballkani.info se i dyshuari është arrestuar.

VIDEO BONUS: