Reagim

Çitaku reagon pas votimit të ligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka uruar pjesëtarët e FSK-së, me rastin e miratimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në.
“Arlilenës dhe Yllit, dhe të gjithë kadetëve dhe oficerëve të FSK – URIME! Falënderimi ju takon juve, që me aq profesionalizëm e keni bërë FSK-në partner të besueshëm dhe kredibil.

Si ambasadore kam pritur dhe përcjellur dhjetëra delegacione. Askush asnjëhere nuk ka qenë më i pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së. Shumica prej tyre kanë ndjekur shkollat më të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jetonin, Ilirin, Gencin,e shumë e shumë të tjerë me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj, do t’i kishte lakmi secila ushtri në botë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Ajo po ashtu ka falënderuar Gjeneralin Rrahman Rama, për të cilin tha se me pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të përgatitura.