Nënkryetarja e PDK-së

Çitaku publikon dëshmi: SHBA gjithmonë ka mbështetur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën, Kurti humbi një dekadë duke menduar ndryshe

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë deklarata të SHBA-së, si garantuese se themelimi i Asociacionit është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, pa kompetenca ekzekutive.

Çitaku thotë se “është humbur mbi një dekadë në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”.

“SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është” , ka shkruar Çitaku.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ora 14:00 do të fillojë takimet me Scholz, Macron dhe Melonin ku do të flasin për planin e BE-së që pesëshja e solli në Prishtinë dhe Beograd.