Çitaku poston fotografinë e urës së Autostradës ‘Arbën Xhaferi’: Më e madhja dhe më e bukura në Ballkan

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka postuar sot fotografinë e urës së Autostradës “Arbën Xhaferi”, duke e cilësuar atë më të gjatën dhe më të bukurën në Ballkan.

“Me siguri, ura më e madhe në #Ballkan. Definitivisht, më e bukura! Autostrada  Arbën Xhaferri, #Kosovo 🇽🇰”, ka shkruar ambasadorja Çitaku, në Facebook, duke shoqëruar fotografinë e shkrepur nga Arian Mavriqi.