Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit rreth progresit që ka arritur shteti i Kosovës në këto vite.
Ajo ka shfrytëzuar rastin, të theksojë luftën diplomatike që shteti serb, po ia bën padrejtësisht shtetit të Kosovës.
Përveç rastit të fundit që ndodhi në Novi Sad të Serbisë, ku dy të rinjë kosovarë u rrahën brutalisht nga një grup i të rinjve serb, vetëm se u dëgjuan duke folur shqip, Çitaku ka përmendur edhe rastin e Vasfije Krasniqit, e cila së fundmi ishte kthyer në Kosovë për të folur rreth përdhunimit që iu kishte bërë nga forcat sërbe në kohën e luftës.
Vasfija ishte përdhunuar nga forcat serbe kur ishte 16 vjeçare, përcjell Ballkani.info.
“Ajo ishte marrë nga krahu i nënës së saj, ishte përdhunuar por nuk ishte vrarë. Por si duket këta njerëz nuk e kanë menduar se Vasfija do të rritet, dhe dekada më vonë, do të kthehet më e fortë se kurrë, të na e mësojë drejtësinë. Heronjë si Vasfija, përfaqësojnë shtetin tim” ka shtuar Çitaku. /Ballkani.info/







