Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për shkak të ndërhyrjeve në zgjedhjet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se vend që të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, sipas saj, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan.
Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës.
Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë.
Nuk kam arritur ende t’a kuptoj entuziasmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve.
I papërgjegjëshëm deri në ekstrem.







