Çitaku kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyçi: 22 vjet, vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga forcat serbe.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Çitaku tha se edhe pas 22 vjetëve nga ky krim, vrasësit akoma mbeten të pandëshkuar.

”Katër vëllezërit praktikuan një short duke tërhequr fije kashte për të vendosur kush qëndron me prindërit, derisa të tjerët shkojnë dhe luftojnë për lirinë.Vëllëzërit Bytyçi u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në #Kosovë22 vjet më vonë, vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar!”, shkroi Çitaku.

Më poshtë shkrimi i saj.