Nënkryetarja e PDK-së

Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Vetëvendosje nuk ka kontribut në liberalizimin e vizave.

Çitaku ka thënë se kontributi i vetëm i VV-së dhe Kurtit është vonimi që i ka shkaktuar procesit të liberalizimit të vizave.

Ajo ka kujtuar edhe një gjë: “Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar.”

Shkrimi i saj:

Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite.

Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar.

E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë.