Vlora Çitaku

Çitaku: Gjenitë e diplomacisë kosovare paskan filluar të mirren edhe me kualitetin e diplomacisë gjermane

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me raportimin e Albanian Post se Ministrja Gërvalla “ka kërkuar nga Gjermania largimin e ambasadorit Jorn Rohde”.

Çitaku, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se “gjenitë e diplomacisë kosovare paskan filluar të mirren edhe me kualitetin e diplomacisë gjermane”, pasi futën Kosovën nën sanksione.

Postimi i plotë:

Pasi e futën Kosovën nën sanksione, e izoluan dhe i cënuan ndjeshëm aleancat më jetike që kemi si shtet, gjenitë e diplomacisë kosovare paskan filluar të mirren edhe me kualitetin e diplomacisë gjermane.

Si shoqëri, një pyetjeje duhet t’i japim përgjigje:

A e duam Kosovën anëtare të NATO-s dhe BE-së?

Nëse përgjigjja është po, atëherë urgjentisht duhet ta ndërrojmë timonierin.

Nëse përgjigjja është jo, atëherë jemi në rregull, vazhdojmë me hapa të sigurt drejt izolimit, varfërisë dhe marrëzisë.

VIDEO BONUS: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama viziton Shtëpinë e të Moshuarve pasi u përfshi nga zjarri