Çitaku-Edi Ramës: Faleminderit që me argumente e me guxim, dekonstruktove raportin monstruoz të Dick Marty

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku ka folur kundër raportit të Dick Martyt.

Ndaj fjalimit të Ramës, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook, e ka falënderua Ramën.

Në postimin e saj, nënkryetarja e PDK-së ka deklaruar edhe se, Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën.

Postimi i plotë:

Edi Rama, faleminderit.

Faleminderit që me elokuencë të pashoq, me argumente dhe me guxim dekonstruktove raportin monstruoz të senatorit Dick Marty.

Edi Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë.

E vërteta dhemb, por mëpas shëron.