Vlora Çitaku

Çitaku e quan “marrëzi” që Kurti shkoi në Osli një ditë pas konferencës ku paralajmëroi për “sulme të reja” në veri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – një ditë pasi në një konferencë të jashtëzakonshme për media shpaloi paralajmërime për mundësinë e sulmeve të reja në veri nga banda terroriste dhe paraushtarake e Millan Radojiçiqi – ka udhëtuar për në Osllo për vizita private.

“Kosova meriton më mirë”, ka konstatuar Vlora Çitaku në një shkrim në Facebook, derisa e ka vlerësuar veprimin e Kurtit si “marrëzi”.

Reagimi i Çitakut:

Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi.

Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Kosova meriton më mirë.