Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që kundërshtonte deputetin Fatmir Limaj si kryesues i negociatave në dialogun Kosovë- Serbi.
“Ne jemi krenarë, që i takojmë një gjenerate që e ka luftuar Millosheviqin. Fatmir Limaj është pjesë e kësaj gjenerate, dhe jemi ne në Prishtinë, ata që vendosim kush do të na reprezentojë, nuk vendosin shtetet tjera” ka shtuar Çitaku, përcjell Ballkani.info.
Ambasadorja Çitaku ka vazhduar të flasë rreth dialogut dhe progesin e arritur të shtetit të Kosovës, por ka shtuar se disa veprime të shtetit fqinjë, duke iu referuar Serbisë, janë të papranueshme, duke e përmendur edhe rastin e fundit të dy të rinjve që u rrahën brutalisht në Novi Sad. /Ballkani.info/







