Çitaku alarmon Këshillin e Sigurimit: Një foshnje gati vdiq për shkak të Serbisë, një i ri u rrah vetëm pse foli shqip

Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku e ka “demoluar” edhe një herë Serbinë dhe shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporti i rregullt për Kosovën

Nder tjerash, ambasadorja Çitaku e ka përmendur edhe rastin e dy të rinjve shqiptarë që para pak kohësh u rrahen nga serbët në Novi Sad, ku njëri prej tyre për pak sa nuk e humbi jetën.

“Para pak kohësh, një djalosh i ri u rrah dhe u shtri në spital në Serbi, vetëm pse dikush e dëgjoi duke folur në telefon shqip”, tha ajo, raporton Ballkani.info.

Çitaku po ashtu permendi edhe një rast tjetër të rëndë, ku një foshnje rrezikoi jetën vetëm pse autoritetet serbe të aviacionit nuk i dhanë leje një aeroplani të zbriste në Beograd vetëm pse shkonte drejt Prishtinës.

“Para jo shumë kohës një foshnje gati kishte vdekur, sepse zyrtari i aviacionit nuk i dha leje të ateroi një aeroplani të zbriste në Beograd. Ju lus një moment të mendoni për këtë, zyrtarët ajrorë të Serbisë nuk i dhanë leje për shfrytëzim ajror një aeroplani, vetëm pse shkonte drejt Prishtinës, edhe pse fjala ishte për shpëtim të jetës së një foshnje. Kjo sjellje nuk tolerohet”, tha Çitaku. /Ballkani.info/