Çipa mjekëve për parandalimin e ikjes nga orari i punës, një nga propozimet në Komisionin Ekzekutiv që drejtohet nga Kurti

Vendosja e çipave për mjekët në sektorin publik ka qenë një nga propozimet në takimin e dytë të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda këtij komisioni se një nga propozimet për parandalimin e ikjes së mjekëve nga vendi i punës brenda orarit zyrtar, ka qenë vendosja e çipave.

Nuk dihet ende nëse ky propozim është miratuar nga Komisioni Ekzekutiv i cili udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë ky komision ka propozuar që të ketë më shumë mbikëqyrje dhe përgjegjësi për drejtorët e të gjitha njësive të institucioneve shëndetësore, ndaj vartësve të tyre, e në veçanti për mjekët që punojnë edhe në sektorin privat.