Debati

Çim Peka i bën një pyetje direkte Baton Haxhiut: Përgjigju, Kosova ka fituar apo humbur me Kurtin

Gazetarët Baton Haxhiu dhe Çim Peka kanë debatu rreth Albin Kurtit, dialogut me Serbinë dhe Asociacionit.

Peka e pyeti Haxhiun a ka fituar Kosova apo ka humbur përmes dialogut të Kurtit me Serbinë.

Më poshtë një pjesë e debatit në mes tyre në “Pressing” të T7.

Peka: A ka bërë punë të mirë Kurti në dialog?

Haxhiu: Mendoj që ka bërë gjëra të mira, por në kundërshtim serioz me vetën  dhe të kaluarën e tij

Peka: Kosova ka fituar apo ka humbur me Kurtin këtë më thuaj?

Haxhiu: Vetëvendosja ka humbur me Kurtin.

Peka: O Kosova Kosova, nuk më intereson VV-ja.

Haxhiu: Unë thash Asociacioni është federalizim.

Peka: Kosova me Kurtin ka fituar apo ka humbur?

Haxhiu: Kurti është politikani më i dobët që ka pasur deri më tash.

Peka: Kosova dialog ka humbur apo ka fituar?

Haxhiu: Asociacioni është humbje, por s’ka pasur zgjidhje tjetër sepse ky e ka sjellur situatën e tillë.