Lajme jo të mira për Jasper Cillessen, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes të premten me Barcelonën.

Sipas vizitave të detajuara mjekësore dëmtimi nuk është i lehtë dhe portieri do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë javë.

29-vjeçari, të cilit trajneri Valverde i rezervonte gjithmonë pjesëmarrjen në Kupën e Mbretit, do të humbasë kështu gjysmëfinalen me Real Madrid.

Në portë për katalanasit do të zbresë Ter Stegen me Inaki Pena që do të promovohet në skuadrën e parë si zëvendësi i gjermanit.