Cilin nga këshilltarët e Kadri Veselit e akuzonte Shefqet Kabashi sot në Dubravë (VIDEO)

Në 20-vjetorin e masakrës që forcat serbe orkestruan ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës, situata eskaloi kur ish-i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të institucioneve se ata nuk meritojnë të jenë prezent në këtë manifestim.

Derisa moderatorja e programit mundohej ta mbajë situatën nën kontroll, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu drejtua disa ish-të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçit dhe Nait Hasanit, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

“Marre duhet me ju ardhur, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qyky Kuçi e qyky Njazia (Njazi Kryeziu, këshilltar i Kadri Veselit) e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë … Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

https://www.youtube.com/watch?v=YkXdlBoyO_A